Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, ku një automjet ka goditur shtetasin D.D, rreth 64 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i aksidentuar u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
©ArgjiroLajm.net








