Një aksident me vdekjen e një personi ka ndodhur pranë fshatit Piqeras të Himarës. Një person ka vdekur dhe është dërguar në morgun e Sarandës. Citroeni me targa të Durrësit, DR 8468 E është përplasur pas një borduke dhe godine më pas. Brenda tij ndodheshin 3 persona, dy të tjerët janë plagosur. Njëri prej tyre ndërroi jetë dhe u dërgua në morgun e Sarandës, dy të tjerët në spital.