Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit në Morolense, në zonën Supino (Frosinone) në Itali. Mësohet se një mjeti tip “Ford Focus” ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar me origjinë shqiptare.
Më tej bëhet me dije se janë plagousr tre djem të tjerë të cilët ishin me viktimën në mjet. Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone ndërsa raportohet se janë në gjendje të rëndë. Karabinierët e stacionit Supino ndërhynë në vendngjarje me kolegët nga Policia e Frosinones, zjarrfikësit dhe operatorët 118.