Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.
Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Udhëtarë të rastësishëm dhe personat që i shoqëronin u kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është pritur mbërritja e Policisë dhe janë dërguar për në spital.
Makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përplasja e fortë. Shkak dyshohet se mund të jetë bërë edhe moti i keq dhe rruga me lagështirë.Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









