Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash në vendin e quajtur “Hidrovori”. Burime zyrtare bëjnë me dije se brenda ne mjet ndodhin tre të rinj, ndërsa pasi janë nxjerrë nga mjeti janë transportuar në spital. Një prej të plagosurve mësohet se është 25-vjeçari me inicialet M.P. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.