Tre persona kane mbetur te plagosur, pasi makina me te cilen udhetonin doli nga rruga. Burime nga policia bejne me dije se te plagosur kane mbetur shtetasit G. Dautaj, A. Bejtaj dhe N. Bejtaj.
“Rreth orës 12:45, në aksin rrugorë Vlorë – Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë”- njofton policia.
Informacion paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 12:45, në aksin rrugorë Vlorë – Kotë, në afërsi të fshatit Sherisht një automjet tip “Mercedes Benz” me targë VL 8748 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar 3 persona, ku 1 prej tyre ndodhen në sallën e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Po punohet për identifikimin e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.