Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Vlorë. Një automjet ka përplasur një fëmijë në zonën e Bulevardit të Ri. Për pasojë, fëmija ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, fëmija i ka ikur nënës së tij nga duart, duke dalë në rrugën e automjeteve me patina, teksa ishte duke luajtur. Sa i takon drejtuesit të automjetit, mësohet se është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.









