Një aksident me vdekje është raportuar në aksin rrugor “Fier-Seman”. 29 vjeçari banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë i riu. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.









