• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksident me vdekje në rrugën Kardhiq-Delvinë

27/10/2024
Aksident me vdekje në rrugën Kardhiq-Delvinë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:45, pranë rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj. Viktima, Luan Xhuvani, 72 vjeç, po udhëtonte me gomarin e tij nga fshati Fushë Vërria drejt Bajkajt, duke shoqëruar një lopë të lidhur pas gomarit.
Sipas të dhënave paraprake, Engjëll Ogiçi, 63 vjeç, po kthehej nga Tirana drejt shtëpisë së tij në Bamatat dhe ishte vetëm në makinën e tij tip “Benz”. Afër rrethrrotullimit të Bajkajt, gjatë shkëmbimit me një automjet tjetër, Ogiçi dyshohet se nuk ka arritur të vërejë Xhuvanin dhe kafshët për shkak të dritave të shkurtra. Automjeti i tij fillimisht përplasi lopën, më pas gomarin me Xhuvanin mbi të, dhe në fund u përplas me një makinë tjetër tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi V.G.
Luan Xhuvani ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës, për shkak të plagëve të rënda që pësoi nga përplasja. Engjëll Ogiçi u shoqërua në komisariat nga autoritetet për t’u marrë në pyetje dhe për veprime të mëtejshme hetimore.
Deklarata e Policisë:
Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi Engjëll Ogiçi 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Luan Xhuvani 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G. Si pasojë e aksidentit, 72 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Engjëll Ogiçi, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditëse: Influencuesja Stefanie Pieper u vra nga ish-i, trupi u gjend në valixhe

Tronditëse: Influencuesja Stefanie Pieper u vra nga ish-i, trupi u gjend në valixhe

18/03/2026
Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros

Europa League/ Braga shkon në çerekfinale, përmbys Ferencvaros

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al