Një aksident ka ndodhur në lagjen ’18 Shtatori’ në Gjirokastër. Policia thotë se shtetasi V.DH vjeç 57, banues në Gjirokastër, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin është përplasur me mjetin tjeter me drejtues shtetasin K.G, vjeç 35, banues në fshatin Picar, duke i shkaktuar dëme materiale. Polia ka bërë arrestimin në flagrancë të 57-vjeçarit nga Gjirokastra, ndërsa çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
©ArgjiroLajm.net









