POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, lidhur me një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Ura e Leklit–Këlcyrë”.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi K. J., 21 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, si pasojë e të cilit automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjet, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.









