POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Q., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 fëmijët e saj të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.