Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Për pasoje kane mbetur te plagosur 4 persona. Polica ka derguar nje njoftim paraprak per ngjarjen.
“Rreth orës 11:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Subash”, pranë fshatit Shtëpëz, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Dh., është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin J. Z. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë drejtuesi mjetit J. Z dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Renault”, shtetasit M. Z., B. T., M. T.,të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policise.








