Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kordhocës. Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Po nga raportimet paraprake, Argjiroja.net mëson se një prej të lënduarve është punonjës i Policisë së Shtetit. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©Argjiroja.net