Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, pranë Gërhotit, në rrugën nacionale. Sic shihet në pamjet që sjell Argjirolajm.net, makina tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia po dokumenton dhe heton shkaqet e ngjarjes. ©argjiroja.net










