Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Nga të dhënat e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në kthesën pranë lagjes “Punëtore” dhe ka përfunduar disa metra poshtë. Fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, por vetëm për dëme materiale. Makina ishte e tipit “Porshe” me targa angleze, në të cilën udhëtonin dy persona. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Argjiroja.net publikon pamjet teksa shumë njerëz, forca policie dhe autoambulancat ishin aty për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve lehtë.









