Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Gjirokastër. Një automjet i shërbimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujërat e lumit Drino. Brenda automjetit ndodheshin dy elektriçistë, të cilët ishin në shërbim gjatë asaj ore dhe po shkonin për të bërë segmentimin e një defekti në anën tjetër të lumit ku ishin thikat e linjës. Në rrethana të paqarta makina ka rënë brenda lumit. Forcat e shërbimit zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit janë në vendngjarje për të nxjerr automjetin nga lumi. Dyshohet se dy elektricistët kanë ndërruar jetë, por sidoqoftë nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Argjirolajm.net raportoi ngjarjen pak minuta pasi kishte ndodhur dhe do t’ju mbajmë të informuar në vijim për zhvillime të tjera.
©argjiroja.net







