Një aksident automobilistik ka ndodhur sot paradite në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, pranë Kordhocës.
Siç shihet nga fotot që sjell ArgjiroLajm.net një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. I plagosur ka mbetur një person. Dyshohet se shkaktari i aksidentit ishte një punonjës policie.
Për minuta të tëra u bllokua qarkullimi i automjeteve duke krijuar radhë në të dy anët e rrugës. Policia është në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun.
/ArgjiroLajm.net