Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur mes tyre.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesi i i motorit ndodhet në gjendje të rëndë.