Një aksident ka ndodhur në Ksamil, pranë plazhit të Manastirit. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen A.P. 29 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në Ksamil, në vendin e quajtur “Manastir”, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Crhyser”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjeret Z.D., dhe K.P., 20 e 4 vjeç, banuese në Sarandë, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
© ArgjiroLajm.net