POLICIA E SHTETIT
Memaliaj — Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin “Gjirokastër–Toç”.
Sipas njoftimit zyrtar, 28-vjeçari, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke u përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi G. Q., 49 vjeç, banues në Memaliaj. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









