Në Memaliaj, një furgon i Drejtorisë së Burgjeve me të burgosur brenda është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt.
Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një byrektoreje.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë Julian Verboshi, i cili ndodhet në spital. Makina është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, ndërsa mjeti i policisë ka përfunduar brenda byrektores.