POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. A., 37 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Përmet, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Leskovik-Përmet”, ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili si pasojë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi R. M., 46 vjeç, banues në Përmet. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar për në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.