Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Tre automjete janë përpalsur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona. Një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.








