Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në dalje të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm të lënduar lehtë, si dhe dëme materiale. Policia është në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore. Argjiroja.net sjell pamjet si më poshtë.








