Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë.
Dy automjete tip BMË dhe Volksvagen janë përplasur me njëra-tjetrën duke dalë nga rruga.
Shkak dyshohet shpejtësia dhe prania e lagështisë në rrugë. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.







