Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt bashkisë së qytetit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Dëmet nga aksidenti kanë qenë vetëm në mjete, por drejtuesit janë konfliktuar fillimisht verbalisht mes tyre dhe pastaj ka degraduar dhe në dhunë fizike. Si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.