Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë. Pranë vendit të njohur si kryqëzimi i “mish-peshkut”, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Gerti Naçi, 33 vjeç. Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. ©argjiroja.net