• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, drejtori i policisë në Gjirokastër flet për Reuters: Shoferi ishte nga veriu i Shqipërisë, po përpiqemi ta idenfitikojmë (FOTO)

02/04/2024
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, drejtori i policisë në Gjirokastër flet për Reuters: Shoferi ishte nga veriu i Shqipërisë, po përpiqemi ta idenfitikojmë (FOTO)

Në lidhje me aksidentin e rëndë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona, ka raportuar dhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters. Në artikull, Reuters përshkruan ngjarjen dhe shton se që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian. Fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, shkoi në vendin e ngjarjes teksa po vijonte operacioni për nxjerrjen e trupave nga makina dhe identifikimin e tyre.

Sipas artikullit, shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t’i ndihmuar. Reuters sjell në vëmendje dhe faktin se muajin e kaluar Shqipëria ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve.

Artkulli i plotë i Reuters:

Tetë persona humbën jetën në Shqipërinë jugore të martën kur një makinë që transportonte emigrantë të dyshuar doli nga një rrugë malore në një përroskë, tha policia. Makina ra në bregun shkëmbor të lumit Vjosa me rrjedhje të shpejtë poshtë një rruge që policia thotë se përdoret shpesh nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të kaluar në vendin ballkanik, tha zyrtari i policisë Ardian Cipa për Reuters.

“Shoferi ishte nga veriu i Shqipërisë, po përpiqemi ta identifikojmë”, tha Cipa. “Ne besojmë se të tjerët janë emigrantë të paligjshëm.”

Automjeti i djegur dhe i thërrmuar ishte i rrethuar nga të paktën katër trupa të shpërndarë mbi shkëmbinj, tha një dëshmitar i Reuters. Policia bllokoi zonën.

Një patrullë policie ka pikasur një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe përgjatë rrugës në orët e para të së martës, por nuk mundi ta ndalonte. Ata më vonë e gjetën automjetin të përplasur në luginë, tha Cipa.

Që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian. Shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t’i ndihmuar. Muajin e kaluar, Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në BE, ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve në vendin ballkanik.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al