Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në në rrugën nacionale Sarandë – Gjirokastër.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor në vendin e quajtur Vrion. Raportohet se personi me inicialet Imer. C ka qenë në timon, ndërsa viktima është shtetasi Kosta Kaça, 75 vjeç.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Argjirolajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes.