Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, me pasojë plagosjen e 8 personave, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Argjirolajm.net mëson emrat e të plagosurve. Ata janë Llambro Kuro, 82 vjec nga fshati Suhë, Libohovë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vasillo Kuro, 58 vjec, e shtruar në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës. Mondi Krasniqi nga Tirana, 21 vjec, i shtruar po në Kirurgji.
Ndërkohë pesë persona të tjera janë dërguar me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ata janë Ermir Vllacaj, 33 vjec; Ilfete Vllacaj, 30 vjec; Xhensila Vllacaj, 2 vjec; Rajan Vllacaj, 3 vjec; Brajan Vllacaj.
Ngjarja është shënuar në dalje të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës, te varrezat publike.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, përkatësisht “Audi”, AA 151 UN, dhe “BMW X5”, AA 656 LM, ndërsa raportohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në mjetin tip “Audi” udhëtonnin drejt Sarandës pesë anëtarë të familjes Llaqaj nga Kukësi, mes të cilëve tre të mitur dhe gruaja në gjendje të rëndë, ndërsa në mjetin “BMW X5” udhëtonte familja Kuro nga fshati Suhë i Libohovës.












