Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Mashkullorë, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar 41-vjeçari, i cili ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.