Në lidhje me aksidentin e ndodhur në datë 27.11.2017 , në aksin rrugor Krahës-Tepelenë , nga shërbimet e qarkullimit rrugorë u arrestua në flagrancë shtetasi :
Endri Novi, 21 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi: në datë 27.11.2017, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Seat Cordoba”, me targë AA 964 GJ, ka goditur dhe është larguar nga vendi aksidentit shtetasin D.D, 64 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.








