Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 47-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.