Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë në rrugën Konispol-Sarandë. Një 45-vjecar, duke drejtuar mjetin taxi me katër pasagjer, është përplasur me një kal.
Sipas policisë, kali i ka ndërprerë rrugën taksisë dhe si pasojë e përplasjes kali ka ngordhur, ndërsa është dëmtuar pjesërisht mjeti. Pasagjerët nuk janë lënduar. Ngjarja është referuar për hetimet të mëtejshme në Prokurorinë e Sarandës.









