Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në vendin e quajtur “Kthesa e Lazaratit”, shtetasi H. L. u rrëzua nga karroceria e automjetit kamionçinë që drejtohej nga shtetasi Gj. T. dhe ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, ju bëjmë me dije se specialistët e Seksionit Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. T., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.