Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se e kap ankthi kur del në autostradë me fëmijët, pasi nuk i dihet me çfarë të dehuri ka të bëjë.
“Shpejtesia e pilotëve, adoleshentë të rinj, koka erë, është vrasje me dashje.
E dhimbshme, e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, është krim.
Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet.
Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.
U prehshin në paqe 4 engjejt, ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, ka shkruar Aurela.








