Policia e Gjirokastrës ka arrestuar administratorin e gurores ku u aksidentua punëtori një ditë më parë. I arrestuari është shtetasi Qazim Brahimi ndërsa i aksidentuari Menti Çobo. Mësohet se ai u aksidentua tek një sharrë guri.
Njoftimi i policisë
Arrestohet administratori i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari.
Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
Q.B., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ky shtetas ishte administrator dhe drejtues teknik i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari M.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.