Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku dy punonjës të OSHEE-së kanë qenë duke punuar për riparimin e një defekti kur kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, punonjësi me inicialet A. M., 54 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 55-vjeçari me inicialet A. H., ka dëmtime të lehta.
Njoftimi i Policisë së Gjirokastrës:
Rreth orës 11:00, jemi njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.