Një aksident në punë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirokastër.Rreth orës 11:30 shtetasi Ilir Muçollari, 55 vjeç, banues në Gjirokastër, duke punuar për rikonstuktimin Xhamisë së Pazarit është rëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.
Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.