Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 42 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte 42-vjeçari, ka aksidentuar shtetasin M. T. (këmbësor), 55 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe më pas është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.