Shërbimet e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në hyrje të qytetit të Përmetit ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Përmet, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë. Materialet në ngarkim të shtetasit P. V. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.









