Një vatër e re zjarri është aktivizuar në fshatin Dukat në Vlorë. News 24 raporton se vatra e zjarrit dyshohet se është e qëllimshme. Sapo u shua zjarri kryesor afër Llogarasë, u ndez kjo vatër. Tashmë ushtria eshtë rikthyer në zonën e Dukatit, ku po vijon aksionin për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, që dyshohet se është e qëllimshme. Aktualisht vatra zjarri ka edhe në qarkun e Kukësit, ku mbrëmë problematike ishte në Kalimash.