• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktorja e famshme: Covid-19 diçka pozitive. Të gjitha të këqijat e kësaj bote vijnë nga mbipopullimi, ka më shumë njerëz nga sa duhet të jenë

22/11/2020
Aktorja e famshme: Covid-19 diçka pozitive. Të gjitha të këqijat e kësaj bote vijnë nga mbipopullimi, ka më shumë njerëz nga sa duhet të jenë

Në një kohë kur në Shqipëri po luftohet për të ardhur në pushtet duke përdorur qoftë edhe numrin e të vdekurve nga koronavirusi, në botë po punohet me të tëra mjetet që të hidhet në treg sa më shpejt që të jetë e mundur vaksina që do e shpëtojë njerëzimin nga kjo murtajë e shekullit të 21-të.

Por që kur Covid 19 u kthye në një pandemi globale, duke sjellë, deri më tani, vdekjen e mbi 1 milionë vetave, shpërthyen shumë zëra se kjo sëmundje eshtë krijuar nëpër laboratore të sofistikuara me qëllim zhdukjen e popullsisë botërore! Ose të paktën pakësimin e saj. Madje u treguan me gisht edhe projektuesit e këtij plani makabër që do të shkatërronte jetën njerëzore mbi Dhe. Këta ishin Bill Gejt, Xhorxh Soros, Zhak Attali etj etj. Komplotistët vajtën deri aty sa akuzuan pronarin e Mikrosoftit se po përgatit vaksina, të cilat do të shërbejnë si një lloj çipi elektronik, për të kontrolluar mbarë njerëzimin! Dhe si për tu dhënë të drejtë komplotistëve del dhe shfaqet papritur një ikonë e harruar e viteve 1960 – 1970.

Është fjala për aktoren e njohur botërore Brixhid Bardo, e adhuruar edhe nga rinia shqiptare nga filmat e shfaqur në ato kohë në kinematë e kryeqytetit “Partizani” Republika” “17 Nêntori” etj, e cila e konsideroi këtë epidemi si diçka pozitive për planetin tonë! “Të gjitha të këqijat e kësaj bote, si ngrohja globale, varfëria në rritje, emigracioni i pakontrolluar, lufta për zotërimin e lëndëve të para, zjarret, çpyllëzimet etj etj po vijnë nga mbipopullimi, – ankohet ajo. Sipas saj mbi Tokë jetojnë rreth 5 miliardë njerëz më shumë nga sa duhet (nga 7.5 miliardë sa llogaritet popullsia e botës sot)!

Teoria e mbipopullimit të Tokës nuk ka lindur sot, por ajo herë duket dhe herë zhduket, sipas konjukturave dhe zhvillimeve ndërkombëtare. Ka qënë ekonomisti britanik Tomas Malthus (1776 – 1834) i pari që paralajmëroi se Toka nuk mund të mirushqejë një numër të pakufizuar njerëzish. Sipas tij duhet të merreshin masa nga qeveritë që rritja e popullsisë globale në botë të vihet nën kontroll.

“Burimet tokësore rriten me ritme arithmetike, ndërsa popullsia shtohet me ritme gjeometrike” – vuri në dukje që në atë kohë ekonomisti britanik. Që atëhere “Malthuzianizmi” ështê kthyer në një lloj doktrine politike. Ish-presidenti francez Sarkozi para pak vitesh pohoi po ashtu se mbipopullimi ishte njëri nga problemet me të cilat do ndeshet bota shumë shpejt, por për të cilin nuk flet njeri! Presidenti amerikan në largim Trump filloi ndërtimin që para 3 vitesh të një muri të shumëpërfolur për të parandaluar, sipas tij, invazionin e SHBA-ve nga emigrantët latinoamerikanë. Ndërsa në Europë përkrahësit e së djathtës ekstreme marrin si shembull kontinentin afrikan ku popullsia po shtohet me ritme të papara. Nga 140 milionë sa ishte në vitin 1900 ajo vajti në 200 milionë në vitin 1960 dhe ka arritur sot në mbi 1,2 miliardë banorë. Sipas parashikimeve të OKB-se popullsia në Afrikë do të arrijë 2.5 miliardë njerëz pas 30 viteve!

« Eshtë e tmerrshme se si po sillemi me planetin tonë. Toka po vuan nga mënyra se si po e shfrytëzojmë pa kufi » – pohon e dëshpëruar ish perëndesha e bukurisë femërore. Unë mendoj, shton ajo, se pandemia e koronavirusit dhe atyre që do pasojnë nuk ështê rastësi. Ndofta është krijuar nëpër ato laboratore bakteriologjike ku prodhohen dhe ngjasin gjëra të tmerrshme, por ndofta ështe natyra vetë që po hakmerret. Që po bën atë që nuk po e bën Njeriu. Dhe kur 5 miliardë njerëz do të jenë zhdukur nga faqja e dheut, atëhere natyra do rimarrë kontrollin e jetës mbi Tokë, – parashikon Brixhid Bardo.

Deklaratat e saj vijnë në njê kohë kur opinioni perëndimor konsideron si probleme parësore për botën sot ngrohjen globale dhe frikën nga përplasja e qytetërimeve. Por analistët vërejnë se po zmadhohet gjithmonë e më shumë edhe dallimi i qëndrimeve ndaj problemeve globale ndërmjet brezit të vjetër dhe atij të ri. « A do të ndeshemi ndonjë ditë në përplasjet e atyre që demonstrojnë sot kundër ngrohjes globale me ata që do demonstrojnë nesër kundër mbipopullimit të planetit », – pyesin me qesëndi ata./ TemA

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al