• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktorja kanadeze në Shqipëri: Udhëtimi më i bukur i jetës sime!

10/12/2023
Aktorja kanadeze në Shqipëri: Udhëtimi më i bukur i jetës sime!

Ludivine Reding, është aktore e famshme në Kanada. Ajo ka luajtur në shumë filma vitet e fundit, ndër ta përmendim “Fugueuse”, “La théorie du K.O” dhe “La Derape”. Po ashtu është dhe vlogere e njohur që udhëton dhe tregon botën. Shqipëria ka qenë një nga destinacionet që e mahniti aktoren e re. Ajo udhëtoi në vendin tonë në verën e 2022-shit dhe sapo shkoi në Kanada dha një intervistë në të cilën e cilëson vizitën në Shqipëri si një ndër udhëtimet më të bukura të jetës.

Çfarë thotë aktorja kanadeze Ludivine Reding, për Shqipërinë!

“Në Shqipëri kam bërë një nga udhëtimet më të bukura të jetës sime. Isha verën e vitit të shkuar. Shqipëria deri në vitin 1990 ishte një vend i izoluar nga bota. Sepse është një vend që është sulmuar jo pak në historinë e tij. Gjatë viteve të diktaturës ata kishin frikë se historia do të përsëritej, ndaj vendi u mbyll për 45 vite.

Ngjan e çuditshme ndërsa ecën nëpër mal dhe papritur ju shfaqet një bunker. Kështu quhen në shqip strehët për t’u mbrojtur në rast lufte dhe i gjen kudo. Ka mijëra të tillë në vend. Janë unike, por askush nuk shkon t’i vizitojë.

Plazhet në Shqipëri, informon dritare.net, më kanë mahnitur. Janë të mrekullueshme. Në Shqipëri është shumë lirë. Nuk zgjodha të qëndroj në hotele, por shtëpi pritëse. I adhuroj ato shtëpi. Aty duhet të zgjohesh herët, por punë e madhe, mua më pëlqente shumë.

Shtëpitë pritëse i gjen shumë thjeshtë, mjafton një kërkim në internet. Unë i kontrolloj ato online dhe vendos në bazë të vlerësimeve.

Ato nuk janë luksoze por mua më pëlqejnë. Një të tillë e gjeta në Përmet. Kur rezervova flas me pronarin. Është shumë interesant komunikimi me të. I shkrova kur iu afrova destinacionit dhe ai më tha se do vinte ai të më merrte, pasi rruga nuk ishte e asfaltuar. Ai vjen të më marrë me një Jeep shumë të vjetër me rrota gjigante.

Shkoj në një fshat shumë të vogël. Pronari e kishte blerë shtëpinë dhe e kishte rinovuar gjithçka vetë. Bashkëshortja e tij gatuante në këtë shtëpi. Ushqimi në Shqipëri ishte i jashtëzakonshëm.

Atje është edhe Kisha e Labovës së Kryqi. Uroj ta vizitoni sepse është po aq e bukur sa Kapela Sistina.

Është kaq e bukur, gjithçka është e pikturuar brenda, ka afreske dhe ngjan sikur askush nuk ka shkelur aty. Ka edhe shkrime mbi të sepse kur u bombardua në Luftën e Dytë Botërore, ky fshat u sulmua vërtet. Kishte njerëz që shkruanin në muret e kishës:

“1944, ne jemi nën sulm, të gjithë do të vdesin”.

Normalisht, njerëzit do të paguanin qindra dollarë për të parë këtë punë madhështore. Ishte e mrekullueshme, ishte vërtet e pabesueshme. Në mbrëmje shkova në shtrat dhe më pas mendova se këto janë arsyet pse udhëtoj, të përjetoj gjëra të tilla dhe të largohem nga përditshmëria ime./Lorena Fjolla/Dritare.net

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

29/12/2025
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al