• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Akuza për shitje ndeshjesh, çfarë thotë presidenti i Luftëtarit

17/04/2017
Akuza për shitje ndeshjesh, çfarë thotë presidenti i Luftëtarit

Një kaos i vërtetë te Luftëtari, ku situata duket më e trazuar se kurrë. Presidenti Grigor Tavo ka deklaruar pas ndeshjes me Flamurtarin se do të tërheqë skuadrën nga kampionati nëse situata nuk ndryshon pas paraqitjeve të dorëheqjes nga shefi i klubit dhe trajneri Milinkoviç. Në një intervistë për “SuperSport”, Tavo u shpreh se ndihet i pikëlluar pasi ai nuk shet ndeshje dhe kjo situatë është e papranueshme:

“Nuk jam i mërzitur, jam i pikëlluar. Është hera e dytë që investoj në futboll. Unë shes produkte, nuk shes ndeshje. Më kanë paraqitur dorëheqjen trajneri dhe shefi i klubit me arsyetimin që nuk po e mbroj dot punën e tyre nga padrejtësitë dhe turpet kundër Luftëtarit. Po si mund ta mbroj unë vallë? Unë nuk veproj me dhunë dhe presione si disa të tjerë, me telefonata arbitrash. Unë nuk jam i tillë, Gjirokastra nuk është e tillë. Unë doja të mos ndalonim punën e nisur dhe nuk doja të pranoja që skuadra ime të nënshtrohej ndaj këtij sulmi. Skuadra për të cilën kam investuar 1 milionë euro në këto dy vite, nuk do të ulë kokën të pranojë këto absurde. Nuk po shkatërrohet një skuadër, por shkatërrohet një familje dhe tani që po shkruaj jam me lot në sy. Do të komunikoj nesër me trajnerin dhe shefin e klubit. Unë nuk mund të ndikoj dot te arbitrat. Nëse ata brenda javës nuk kthehen, unë atëherë do të tërheq ekipin nga gara, kësaj radhe me të vërtetë i pikëlluar. Po e theksoj sepse nuk është vetëm lek i humbur ky që po hedh, por u shkatërrua një punë e shkëlqyer të cilën e vlerësoi e gjithë Shqipëria”, ka deklaruar Grigor Tavo.

Related Posts

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit
Sport

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë
Sport

Tronditet Juve, Vlahovic sërish në “bokse”, 3 javë jashtë

07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

07/04/2026
Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol
Sport

Ashley Cole e krahasoi me Henry, Shpendi: Ndihem komod me këtë rol

07/04/2026
NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”
Sport

NBA/ Denver siguron Play Off, 9 fitore radhazi për Nuggets, Jokiç realizon “triple-double”

07/04/2026
Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi
Sport

Fati dënon Ernest Muçin, tjetër dëmtim për yllin kuqezi

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

07/04/2026
Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al