Një 27-vjeçar shqiptar është zhdukur në ishullin e Kretës, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Xhulio Hoxha rezulton i zhdukur prej katër ditësh dhe familjarët e tij kanë ngritur alarmin në policinë greke. Gjurmët e 27-vjeçarit kanë humbur në Vryses Apokoronou, ku ndodhet shtëpia e tij. 27-vjeçari ka sy blu-jeshile, është 1.70 m i gjatë dhe i hollë. Ditën që u zhduk, kishte veshur xhinse, një xhup blu të errët me kapuç dhe atlete kafe.