Policia e Gjirokastrës është alarmuar mbrëmjen e sotme pasi u njoftua se disa alpinistë amatorë rezultonin të humbur. Burime të rezervuara i thanë ArgjiroLajm.net se alpinistët kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre në zonën malore përreth fshatit Selo të Bashkisë Dropull. Mungesa e kontaktit me familjarët, vuri në lëvizje policinë e Gjirokastrës. Por më pas rezultoi se alpinistët ishin shëndosh e mirë dhe se kishin vendosur ta kalonin natën në mal, ndonëse temperaturat në ato lartësi janë të ulëta. Alpinistët janë nga Gjirokastra dhe Dropulli. Identiteti i tyre nuk bëhe me dije ende.
©ArgjiroLajm.net