Marrëdhënia mes Albës dhe Limit po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në Big Brother VIP Kosova. Së fundmi, Alba ka folur hapur për ndjenjat e saj ndaj Limit, duke bërë të qartë se lidhja e tyre ka pasur një rëndësi të veçantë për të, pavarësisht situatës aktuale brenda shtëpisë.
Teksa Limi i qëndronte pranë, Alba u shpreh se ai nuk ka qenë i dashuri i saj i parë, por sipas saj, “do të jetë i fundit deri në përjetësi”.
Dyshja përjetuan një përballje të fortë gjatë javës, kur Alba nuk e pranoi ndarjen nga Limi. Ky moment emocional shndërroi shpejt në një debat të ashpër, i cili u zhvillua jo vetëm mes tyre, por edhe në sy të publikut, duke shkaktuar reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Tensioni duket se është rritur më tej nga prezenca e Dolces, e cila aktualisht është e dashura e Limit brenda shtëpisë. Futja e saj ka sjellë ndarje dhe rivalitet, duke e komplikuar edhe më shumë dinamikën mes banorëve.
Shikuesit po ndjekin me interes çdo zhvillim, ndërsa marrëdhënia mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni. Se si do të shkojnë gjërat, mbetet për t’u parë!









