• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Albana Vokshi: Edi Rama ka filluar ta ndjejë rrezikun, ka frikë nga ne

19/10/2022
Albana Vokshi: Edi Rama ka filluar ta ndjejë rrezikun, ka frikë nga ne

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi e ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi shprehu dëshirën që PD të jetë e bashkuar dhe të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale të 2023.

Vokshi: Vullneti është që ne të jemi bashkë. Shpresoj shumë që kjo të arrihet. Nuk kemi çfarë të negociojmë sepse nuk negociohen parimet. Nëse të gjithë jemi për interes të demokratëve, atëherë të jemi të gjithë bashkë. Çfarë do negociojmë parimet? Parimi kryesor është vota. Le t’ia lëmë votës.

Për sa i përket primareve, Vokshi deklaroi se mjeti i vetëm është vota. Nuk ka arsye për të qenë skeptikë sepse nuk do jetë vendim i Berishës apo Alibeajt, sipas saj, por do jenë anëtarët dhe simpatizantët ata që do përcaktojnë.

Vokshi: Për sa kohë nuk do jetë vendim i forumeve drejtuese atëherë le t’ia lëmë votuesve. Të gjithë duhet të jenë të përfshirë, është e hapur. Të ulemi dhe të flasim. Si do hyhet në primare, cilët janë kandidatët që do hyjnë në primare. Primaret janë përbashkuese.

Kryetarja e LDGSH-së sqaroi edhe si do njihen simpatizantët të cilët do votojnë në primare. Ajo pranoi edhe riskun që ekziston, por PD kur guxon fiton.

Vokshi: Duhet të dalim përtej mureve të anëtarësisë. Ai që mund të jetë i mirë për anëtarësinë mund të mos jetë i mirë për votuesit. Të gjithë mund të regjistrohen si simpatizantë. Nëse nuk e duan Edi Ramën janë të mirëpritur të vijë të regjistrohen. Do kalojnë në kryesi kandidaturat, do ketë një lloj seleksionimi nga ana e kryesisë. Regjistrimi u vendos që të bëhet tek seksioni dhe grup seksioni sipas neneve të Kushtetutës.

Vokshi tha se do merren parasysh si sondazhe ashtu dhe sugjerimet për të përcaktuar se kush do jetë kandidati më i mirë. Sa i përket nisjes së fushatës nga ana e PS-së, Vokshi tha se sistemi i patronazhimit nuk ka pushuar asnjëherë.

Voshi: Ka vijuar të furnizohet. Nëse ka një gjë që Rama nuk ka reshtur është furnizimi i sistemit të patronazhimit. E sheh rrezikun, e shikon se PD është më e organizuar dhe më e fortë. Edi Rama e ndjen që ne si PD kemi lëvizur dhe jemi të gatshëm për të hyrë nëpërmjet primareve me kandidatët më të mirë fitues për bashkitë. Rama ka vetëm një seri bajat dhe të përsëritur të premtimeve të pambajtura më parë.

Në fund Vokshi tha se pavarësisht se PD nuk e ka organizuar protestën e pedagogëve, ajo e mbështet pasi sipas tyre është protesta e dinjitetit.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al